
Charlie Hebdo tensionon situatën, i bën karikaturë të sikletshme Erdoganit
Dritare.net
Teksa marrëdhëniet mes Francës dhe Turqisë janë në kulm, dhe Parisi për të parën herë ka tërhequr ambasadorin e saj nga Ankaraja, revista satirike Charlie Hebdo ka rritur tensionet.
Revista satirike në numrin e saj të radhës këtë të martë i ka dedikuar në faqen e saj të parë një karikaturë të presidentit turk Regep Taip Erdogan duke e ironizuar atë.
Siç shihet në foto, kopertina e Charlie Hebdo i ka dedikuar presidentit turk një karikaturë të sikletshme.
I ulur në një kolltuk, në mbathje dhe një kanaçe në dorë, presidenti turk është fotografuar duke ngritur veshjen e një gruaje të mbuluar që i shërben të pijë. “Ouuuh! Profeti! ”, Thotë Rexhep Tajip Erdogan, duke zbuluar të pasmet e zhveshura të gruas. "Erdogan: në sektorin privat, ai është shumë qesharak", titullohet karikatura e cila me gjasë do të nxisë reagime të forta në Turqi dhe në botën islame./ I.M-Dritare.net

















