
Ish-drejtori i Tatimeve dhe aktualisht zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Ceno Klosi ishte sot në SPAK. Ai u pyet nga prokurorët për më shumë se një orë. Nuk dihet çështja për të cilën ai është thirrur.
Ndërkohë, pasi doli nga SPAK-u, ai nuk ka bërë asnjë koment për gazetarët./K.C/dritare.net

















