Në orën 11.30 të mëngjesit të sotëm, (e mërkurën 8 janar), Palazzo Chigi njoftoi se është liruar nga Irani, gazetarja 29-vjeçare, Cecilia Sala.
“Falë punës intensive në kanalet diplomatike bashkatdhetaria jonë është liruar nga autoritetet iraniane dhe po kthehet në Itali”, thuhet në shënimin e Presidencës.
Kryeministria Giorgia Meloni gjithashtu dha një falënderim për të gjithë ata që kontribuan për të bërë të mundur kthimin e Cecilias, duke e lejuar atë të përqafojë familjen dhe kolegët e saj.
Të lumtur u shprehën edhe anëtarët e qeverisë , duke filluar nga Ministri i Jashtëm Antonio Tajani, Ministri i Drejtësisë Carlo Nordio dhe Ministri i Mbrojtjes Guido Crosetto. Edhe nga opozita nga liderja e Partisë Demokratike Elly Schlein tek ajo e Lëvizjes 5 Yjet Giuseppe Conte, nga ajo e Aksionit, Carlo Calenda tek ajo e Italia Viva, Matteo Renzi. Kujtojmë që Cecilia Sala, gazetare e Il Foglio dhe Chora Media, ishte arrestuar më 19 dhjetor në Iran pa akuza formale dhe u mbajt në izolim në burgun e sigurisë maksimale të Evinit./E.P-dritare.net