Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Cakaj shkriu stafin në Athinë, ambasada: Nuk jemi njoftuar për shkarkimin!

Cakaj shkriu stafin në Athinë, ambasada: Nuk jemi njoftuar për

Ambasada shqiptare në Athinë reagon për herë të parë dhe thotë se nuk është njoftuar ende për shkarkimin e ambasadores aktuale Ardiana Hobdari.

E pyetur nga “BË”, në një reagim zyrtar ambasada shqiptare në Athinë sqaron se nuk ka njoftim zyrtar nga institucioni përkatës Ministria e Punëve të Jashtme dhe Europës në Shqipëri apo ndonjë institucion tjetër.

”Përshëndetje. Konfirmojmë se nuk ka asnjë njoftim zyrtar për sa i referoheni. Njëkohësisht, sqarojmë se procedura për dekretimin dhe ç’dekretimin e Ambasadorëve, është qartësisht e përcaktuar nga Kushtetuta e RSH dhe Ligji për Shërbimin e Jashtëm. Me respekt, Ambasada e RSH Athinë”- shkruhet në reagim./ I.M-Dritare.net