Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burri pa serbët t’i përdhunonin gruan. Pastaj tha: Deshi vetë! 

Burri pa serbët t’i përdhunonin gruan. Pastaj tha: Deshi


Në luftën e Kosovës u gjymtuan e u vranë mijëra shqiptarë, qindra gra dhe vajza u përdhunuan. Afrim Caka, dëshmitar i burgut të Dubravës tregoi për gazetaren Rudina Xhunga disa ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Kosovë gjatë luftës. Zoti Caka rrëfeu rastin e një gruaje që u përdhunua nga serbët për të mbrojtur vajzën. Ndërsa i shoqi u fsheh dhe në fund tha, deshi vetë!


“Unë kam hyrë në shtëpinë e mbi katër mijë gjakovarëve. Në një rast shkova te një shtëpi të marr dëshmi për herë të dytë, se e pata gjysmë pasi kishin shumë për të më thënë. Në atë shtëpi ishin vjehrra, nusja, djali dhe vajza. Nusja e pësoi nga serbët. E përdhunuan. Burri iku u fsheh jashtë shtëpisë. La gruan dhe vajzën me serbët. Serbët çuan dhe dy tre gra të tjera dhe i përdhunuan. Gruaja foli, ma tregoi historinë. Pastaj u çua burri dhe më tha: “Po mos donte, nuk e bënte atë pune.” I thashë: “Pse nuk u bëre kalorësi i Skënderbeut, të nxjerrje armën dhe t’i vrisje, po ike u fshehe nëpër ferra?” Nuk m’u përgjigj. Gruaja shpëtoi vajzën, se ia kishin marrë serbët.”, tha zoti Caka në DritareTv./K.C/dritare.net