
Burrat paguhen më shumë se gratë edhe për të njëjtin profesion!
E Premte 3 Korrik 2020, 18:06
Dritare.net
Burrat vijojnë ende të paguhen më shumë se gratë edhe për të njëjtin profesion. Raporti i fundit nga INSTAT tregon se paga mesatare mujore bruto për një burrë për vitin 2019 është 54.940 lekë, ndërsa për gratë është 49.411 lekë. Aktivitetet financiare dhe të sigurimit rezultojnë më të mirëpaguarat, pagë e cila për meshkujt arrin në afro 118.6 mijë lekë ndërsa për femrat në 100.7 mijë lekë.
Sektori i dytë më i mirëpaguar është Informacioni dhe komunikacioni. Paga mesatare bruto për meshkujt arrin në afro 85.5 mijë lekë ndërsa për femrat 73.2 mijë lekë./L.F-dritare.net

















