Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Burime pranë ish-presidentit: Ja gjendja shëndetësore e Alfred Moisiut!

Burime pranë ish-presidentit: Ja gjendja shëndetësore e Alfred


Ish presidenti Alfred Moisiu është në gjendje të mirë shëndetësore. Dritare TV u interesua për gjendjen shëndetësore të zotit Moisiu ku u konfirmua se ai ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Burime pranë ish presidentit thonë për gazetaren Lorena Fjolla se në disa portale, situata është hiperbolizuar, ndërkohë që e vërteta është se gjendja e tij është e stabilizuar.

“Nuk do të donim që kjo çështje të ishte bërë kaq e madhe, pasi Presidenti gëzon shëndet të mirë dhe nuk ka arsye për shqetësim të mëtejshëm. Ai ndodhet në gjendje të mirë dhe është në monitorim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor”, thanë burime pranë zotit Moisiu për Dritare TV./L.F-dritare.net