Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bulqizë, RENEA arreston 32-vjeçarin e shumëkërkuar

Bulqizë, RENEA arreston 32-vjeçarin e shumëkërkuar

Policia Dibër në bashkëpunim me forcat RENENA ka finalizuar operacionin e koduar "Fundi i arratisë", ku ka vënë në pranga një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Bëhet fjalë për Fadil Tërnovën, i cili ishte person i shpallur në kërkim që prej vitit 2018, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Kanosje për të mos kallëzuar krimin” dhe "Armëmbajtja pa leje". Për këto vepra penale, Gjykata e Shkalles së Parë Dibër i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai është dënuar për vrasjen e shtetasit Sh. Sh., në vitin 2013, në qytetin e Bulqizës, i arrestuar e dënuar më parë për veprën penale "Armëmbajtja pa leje", si dhe i proceduar disa herë për vepra të ndryshme penale kundër personit si "Përndjekja", "Kanosja", “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik’’ dhe “Shkatërrim i pronës’’.

Gjithashtu ky shtetas dyshohet se është organizator dhe autor kryesor për disa raste të ndodhura më parë për “Shtrëngim për dhënie pasurie”.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme./E.B-dritare.net