Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut, Varhelyi: Vendim historik!

Bullgaria drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut,

Bullgaria është drejt heqjes së vetos për Maqedoninë e Veriut. Lajmin e bëri me dije në një postim në Twitter, komisioneri i BE për zgjerim Oliver Varhelyi. Pas këtij vendimi rruga drejt BE-së hapet për Maqedoninë e Veriut, por gjithashtu edhe për Shqipërinë.

Njoftimi nga Varhelyi:

“Falënderojmë liderin e opozitës Gerb Boyko Borissov për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”, shkruan Oliver Varhelyi./L.F-dritare.net