Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bujar Kapexhiu me kovìd: Mendova mos më erdhi radha. Në 50 vjet, s’kam qëndruar kaq shumë me gruan!

Bujar Kapexhiu me kovìd: Mendova mos më erdhi radha. Në 50

Artisti i njohur Bujar Kapexhiu, bashkë me bashkëshorten është ìnfektuar me kovìd. Ai tregoi se nisur nga tempèratura e lartë, një prej sìmptomave kyçe të vìrusit, ka bërë tamponìn dhe ka rezultuar pozìtiv. Së bashku me bashkëshorten, ata kanë qëndruar të ìzoluar një muaj, dhe kaq gjatë tregon ai me humor, nuk ka ndenjur kurrë në 50 vjet martesë.

“Mata tempèraturën e kisha 37.4, të nesërmen shkova bëra tamponìn dhe dola pozitìv, menjëherë shkova te mjèku dhe mora ìlaçet. Pra duhet që në momentin e parë, s’duhet ta neglizhosh duke thënë se do më iki tempèratura dhe do bëhem më mirë. Në këtë drejtim nuk ka trimërì, duhet kujdes dhe të dëgjojmë se çfarë thonë mjèkët. Na zuri të dyve bashkë, zonjën time pas 2-3 ditësh, natyrisht ia ngjita unë. Kemi ndenjur një muaj së bashku brenda pa dalë dhe them 50 vite i martuar me gruan dhe kurrë s’kam ndenjur kaq shumë sa ndenja gjatë koronavìrusit. Të krijon një gjendje ankthì. Fatkeqësisht vijnë informacione për vdèkje të njerëzve të dashur, të miqve, njerëzve të afërt dhe thua vallë mos erdhi radha ime. Në përgjithësi tërë jetën time kam qenë i kujdesshëm ndaj këshillave të mjèkëve”, tha Kapexhiu. Ndërsa në lidhje me vaksìnën ai u shpreh se do ta marrë atë pasi i beson plotësisht.

“Padyshim që do e bëj vaksìnën, përderisa është shpìkur për këtë gjë, vaksìna është shpëtìm. Në këshillën e mjèkut, ata urdhèrojnë”, përfundoi Kapexhiu./L.F-dritare.net