Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Britania vendos rregulla të reja. Karantinë 14-ditore për ndërkombëtarët

Britania vendos rregulla të reja. Karantinë 14-ditore për

Sekretarja e Brendshme Priti Patel, njoftoi sot politikat e reja për vizitorët e huaj në Britani të Madhe, përfshirë dhe shtetasit britanikë që kthehen në atdhe.

Ata që do të shkojnë në Mbretërinë e Bashkuar duhet të vetëizolohen për 14 ditë, dhe nëse nuk e zbatojnë masën do të gjobiten me 1,000 paund. Gjithashtu ata do të japin detaje të kontakteve të tyre pas mbërritjes në SHBA, ndërsa zyrtarët shëndetësorë do të kryejnë kontrollen për t’u sigurur që po ndjekin rregullat.

Politikat e reja do të hyjë në fuqi në fillim të qershorit, dhe do të rishikohet çdo tre javë, informon dritare.net.

Vende të tilla si SHBA, Koreja e Jugut, Afrika e Jugut, Spanja dhe Zelanda e Re tashmë kanë si rregull 14 ditë karantinë për vizitorët ndërkombëtarë./E.B-dritare.net