
Bùrg për sanitaren/ Gjyqtarja: Abuzim me frikën e qytetarëve, nuk diskutohet vendimi!
Dritare.net
Gjyqtarja Rexhina Merlika ka dhënë vendimin për Tire Alldervishin, sanitaren e CÒVÌD 2, e cila u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pácìèntéje me kòrònavìrùs para, për t’i shërbyer. Gjykata ka vendosur se ajo do të qëndrojë në bùrg. “Gjykata pasi shqyrtoi aktet dhe dëgjoi palët, vendosi vlerësimin si të ligjshëm dhe caktimin e masës me karakter shtrëngues atë të arrestit me bùrg për mashtrim. Gjykata disponon me këtë vendimmarrje duke marrë parasysh çëshjtjen e cila paraqet një rrezik shumë të lartë në rastin konkret pavarësisht nga rezervat, por gjykata, çmon që krimi është vazhdues, çmon se pasojat në rastin konkret janë të rënda, pra shkalla e rrezikut shumë më e lartë seç paraqitet.Dyshimi është i një shkalle që mund të ketë shkèlje të tjera. Por ky person në raport me viktimën që është dhënë ky shërbim kjo lloj vlerë dhe në fund vdèkja normal nuk ka ardhur për shkak të tyre , por gjykata vlerëson për shkak të pasojave të sjella.Marrë parasysh sensibilitetin e publikut por dhe gjithë bota në këtë kohë që po jetojmë, në raport me këtë sëmundje që ka sjellë pasoja të mëdha në kuptimin ekonomik dhe psikologjik të të gjithë shtetasve që përjetojnë një lloj frike terrori të abuzohet me këtë lloj ndjenje është diçka jashtë zakonisht e rëndë dhe gjykata absolutisht që nuk vë në dyshim fare masën e sigurisë àrrèst me bùrg, me afat apo afat, është masa me evidente që të parandalohet një veprim apo lindja e një mendimi që në këto lloj situatë të krijohet kjo formë abuzimi”, ka thënë gjyqtarja./M.M-dritare.net

















