Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Brataj, Rakacolli dhe Pipero i përgjigjen Bashës: Ja pse s’mund t’i fshehim vdekjet nga Covid-19!

Brataj, Rakacolli dhe Pipero i përgjigjen Bashës: Ja pse s’mund

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe mjeku Pëllumb Pipero i janë përgjigjur deklaratës së kryedemokratit, Lulzim Basha se po fshehin numrat e vdekjeve nga Covid-19. Brataj thotë se nuk kanë qenë sekret emrat e pacientëve që kanë vdekur nga Covid-19

“Nuk mund të mbulosh viktimat ose humbjet e jetëve dhe është gjeja më absurde që u drejtohet mjekëve. Emrat nuk kanë qenë sekretë të pacientëve që kanë humbur jetën. Nuk e fsheh dot. Si ka mundësi që këto të dhënat i marrin nga morgu, sepse morgu është një institucion që varet si nga Ministria e Drejtësitë ashtu dhe ajo e Shëndetësisë.”, thotë Brataj.

Brataj, Rakacolli dhe Pipero i përgjigjen Bashës: Ja pse s’mund

Ndërsa Rakacolli shprehet se: “Nëse do të merremi me analiza të tilla është mirë që të merren profesionistët. Bërja e pyetjeve të tilla në nivel bisede të përditshme nuk jep informacion të saktë. Nëse unë dal pozitive dhe s’kam asnjë shenjë, mund të sëmurën tani dhe bëj infarkt dhe vdes nga infarkti. Gjatë këtyre 10 vjetëve kam pësuar 3 herë infarkt, dhe një infarkt dhe mbaroj (shembull). Se çfarë ka parasysh Basha të dalë ta thotë, unë s’bëj komentet mbi gjëra që s’i di profesionalisht, ju lutem pyesni profesionistët që dinë t’i sqarojnë gjërat.”

Brataj, Rakacolli dhe Pipero i përgjigjen Bashës: Ja pse s’mund

Pipero thotë se mjekët nuk mund të fshehin vdekjet. Ai tregon se përse nuk raportohen si viktima të koronavirusit disa pacientë, që mund të paraqiten në spital si të dyshuar me virus dhe ndërrojnë jetë, por tamponi u del negativ.

“Çdo pacient që ndërron jetë, kjo sëmundje përtej të gjitha arritjeve e ka bashkëshoqëruese dhe humbjen e jetëve por duhet të them që mjeku që e ndjek pacientin, azhornon kartelën, përshkruan sëmundjen deri tek shkaku i vdekjes. Ky dokument shoqëron pacientin deri në morg. Në këtë aspekt është e pamundur të fshihet vdekja apo të fshehim vdekje ne mjekët. Nuk mundet të fshehim vdekjen. Ka raste për pacientë që për shumë arsye klinikisht shkon Covid, imazherisht shkon Covid, nga ana laboratorike shkon Covid. Por është bërë tamponi dhe ka rezultuar negative. Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Nëse klinikisht të shkon për Covid dhe ty tamponi të del negativ, bëhen disa tampon për ta konfirmuar. Unë nuk kam të drejtë t’i them COVID asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. Nuk e them dot sepse kjo është si të thuash bashkëdakordësimi mbarëbotëror për sa i përket konfirmimit të diagnozës. Diagnoza konfirmohet deri më tani përmes tamponit. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Thelbi është që ne vdekjet nuk i fshehim dot. Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect COVID ose me COVID. Sëmundjet shoqëruese aq sa ka ose nuk ka. Në rast se unë nuk e konfirmoj pozitiv me tampon nuk them dot COVID. Unë kam propozuar herët që të vëmë suspect COVID duke sjellë ngjashmërinë nga vendet e tjera. Ata i thoshin virozë ose suspect COVID se në fund të fundit virozë është. Arsyetimi nëse ishte ashtu apo kështu lë vend për të diskutuar por është një debat profesional që duhet të vijë në përputhje me direktivat e OBSH.”- shprehet mjeku./K.C/dritare.net