
Brataj publikon studimin për vaksinën kineze: Rezultate inkurajuese!
Dritare.net
Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka ndarë një studim lidhur me efektshmërinë e vaksinës CoronaVac. Aludime të shumta pati sesa e sigurt ishte vaksina, pasi mijëra doza mbërritën në vend me të cilat po vikon vaksinimi masiv, por Brataj sqaron se nga studimi i fundit i kryer në Brazil, me 67.7 mijë punonjës të shëndetësisë CoronaVac është efektiv. “Vaksina CoronaVac, është një imunizues i prodhuar nga Instituti Butantan dhe kompania farmaceutike kineze Sinovac. Ajo është 50% efikase kundër variantit P.1 të Covid-19, varianti brazilian, i cili u shfaq në qytetin e Manaus në vitin 2020 dhe që tashmë mbizotëron në disa shtete të Brazilit. Efikasiteti në parandalimin e sëmundjes u konfirmua 14 ditë pas aplikimit të dozës së parë. Efikasiteti i CoronaVac ishte 50% në parandalimin e sëmundjes simptomatike të Covid-19, thotë raporti paraprak i studimit. Këto rezultate janë shumë inkurajuese, nëse pas dozës së parë efektiviteti është 50%, pritet që pas dozës së dytë kjo përqindje të rritet ndjeshëm, thuhet në studim. Deri tani është demonstruar një ulje e shtrimeve në spital dhe vdekjeve të personave mbi moshën 70 vjeç. CoronaVac është një vaksinë e përbërë nga viruse të inaktivizuar, që do të thotë se përmban të gjitha pjesët e virusit”, shkruan Brataj./M.T-dritare.net

















