Brataj: Numri i të prekurve me koronavirus më i lartë se shifrat zyrtare, të infektuarit me shenja të Deltës
Dritare.net
Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri është më i lartë sesa shifrat zyrtare. Kjo sepse sipas tij njerëzit i neglizhojnë shenjat duke i konsideruar si ftohje nga kondicioneri dhe nuk bëjnë test. Brataj thotë se shenjat e njerëzve të infektuar tani janë të njëjta me ato të variantit Delta.
“Shenjat kryesore ngatërrohen me ftohjen sidomos tani nga ajri i kondicionuar, me dhimbje fyti dhe sekrecione nga hundët. Por këto janë dhe shenjat tipike të variantit “Delta” që shoqërohen edhe nga temperatura. Është parë që periudha e inkubacionit është shumë e shkurtër. Nga 6 ditë që ishte për variantin anglez ka zbritur në më pak se 4 ditë. Shpeshtësia e përhapjes është më e madhe. Karakteristike në studimet e fundit është fakti se ka një përqindje të lartë si virus, është mbi 1 mijë herë më i përqendruar se sa varianti i Ëuhanit dhe ai anglez, gjë që e bën më të rrezikshëm sa i përket përhapjes. Kryesisht kap personat e pavaksinuar, por edhe ata që janë vaksinuar nuk janë përjashtuar nga infektimi.”, u shpreh Brataj./K.C/dritare.net