
Braçe: Rama ua la puron në gojë patriotëve që thanë se iku në Athinë për të shitur detin
E Mërkurë 16 Shtator 2020, 22:10
Dritare.net
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe shkruan në Twitter se kryeministri, Edi Rama ua ka lënë puron në gojë të gjithë atyre që thanë se ai shkoi në Athinë për të shitur detin. Braçe kujton edhe deklaratat e atyre që thanë në fillim se Rama shiti Kosovën.
“Me lot; Propozimi i Kryeministrit Rama për një palë të tretë në Marrëveshjen e Detit, ju ka lënë puron në gojë “patriotëve” banale në TR! Estradë në TV! Të gjithë “patriotët” banalë dhe ata “ambasadorë” që thanë: “Rama ne Athinë të shesë detin”, tani po e shajnë ndryshe: “bëri asgjë”! Ne fillim Rama kish shitur dhe Kosovën që s’e bleu kush! Puron në gojë sërish!”, shkruan Braçe./K.C/dritare.net

















