Braçe poston foton e mjekut: Mos e bëni këtë gabim!
Dritare.net
Një gabim që e bëjmë shpesh në vendosjen e maskës, është se nuk i mbulojmë plotësisht hundët. Në këtë mënyrë, maska nuk e kryen aspak funksionin e saj. Zv/kryeministri Erion Braçe, përmes një postimi në instagram, teksa merr në shembull një mjek, bën apel që maska të vendoset në mënyrë që ta kryejë funksionin e saj.
"Maska nuk mbahet siç e mban ky doktor. Nuk ka asnjë vlerë, nëse e vendos kështu. Je i ekspozuar, mund të infektohesh. Pa asnjë diskutim që maska tani është jetike. Por jo kështu. Duhet mbuluar goja dhe hunda ndryshe nuk ka asnjë vlerë".
Pavarësisht enigmave që kishte përdorimi i maskave në fillim të epidemisë, për shkak të të panjohurave për virusin, autoritetet shëndetësore, tashmë e thonë qartë: ajo është arma me të cilin mund të luftohet virusi./L.F-dritare.net