
Zëvendëskryeministri, Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme, ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha, i cili një ditë më parë tha se, rruga Kardhiq-Delvinë është histori tjetër vjedhjeje dhe mashtrimi i Ramës. Berisha thotë se, kjo rrugë ishte nisur nga qeveria e tij, por punimet u ndaluan nga Rama në 2013-ën kur ai erdhi në pushtet. Braçe shkruan në Instagram, se Berisha qenka revoltuar se i kanë marrë rrugët. Me ironi, Braçe shkruan se çdo rrugë i ka bërë Berisha, por pa lekë. Zëvendëskryeministri thotë se, rrugët po i bëjnë ata dhe lekët po i paguajnë po ata.
Ja postimi i plotë i Braçes!
"Qenka revoltuar Salhiu; i kemi marre rruget! i ka bere te gjitha ai, por pa leke!
Po Salhi, ne kete vend cdo gje e ke bere ti!
Me arsye; Ti je i tre regjimeve, hem i diktatures, hem i regjimit tend mbyllur me gjak, hem i regjimit korruptiv PD-LSI mbyllur dhe ai me gjak!
Pra ne cdo kohe je ti;
Ndaj cdo gje-vepra te komunizmit qe ca i shkaterrove, ca i vodhe, ca i pronësove, vepra te regjimeve te tua-sic ajri, uji, dielli, pemet, fushat, malet, portalet, televizionet, djegiet, grabitjet, vrasjet ti i ke bere!
E kam shume seriozisht, ne hem marrim fryme se je ti, hem ngrohemi se je ti, hem hame e pime se je ti!
Tani tek rruget; Sic e sheh edhe ato i ke bere vec ti, si ato te ngushtat kufizuar me plepa e vreshta me hunj me maje qe mos uleshin avionet e imperializmit, edhe keto te gjerat det qe nuk mbarojne asnjehere edhe pse ti i inauguron!
Madje ti s'je si te tjeret;
TI I KE BERE TE GJITHA RRUGET PA LEKE, ZERO, KOKERR LEKU!
Ja fjala bie, kete Kardhiq-Delvine e ke bere ti, aty sot s'kalon asgje vec makinave qe ndertojne rrugen po c'rendesi ka; ti e ke bere rrugen, 9000 kilometer te gjate!
PO LEKET? A LEKET TI I KE NE TABELE, KERKUND TJETER!
9 vite me pare, une dhe i ndjeri Olldashi kemi bere nje interpeleance model ne Kuvend tamam per skemen tende te te berit te rrugeve pa leke!
Kisha grumbulluar te gjitha tabelat e tua ngulur lart e poshte e i kisha vene mbi buxhet ku ishin celur e bere rruge me 1 milion leke!
Gjeje, lexoje, mbushur me fakte!
Pra ti Salhi i ke bere te gjitha!
PUNA ESHTE SE LEKET I KEMI PAGUAR NE E RRUGET PO I BEJME NE!
Jane letra shteti, thesari;
Nuk jane pare xhepi, por buxheti!
Video: Tani, ne proces ndertimi rruga e Arbrit, e mbaruar dhe inaguruar njehere ne zgjedhjet e vitit 2013 nga Salhi Berisha."/K.C/dritare.net

















