Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Braçe: Po Basha pse nuk gjobitet apo mos ka imunitet ndryshe nga gjithë dynjaja!

Braçe: Po Basha pse nuk gjobitet apo mos ka imunitet ndryshe nga

Zv/kryeministri i vendit Erion Braçe i është përgjigjur sot, akuzave të Bashës, i cili nga Pogradeci u bëri thirrje qytetarëve të marrin masa për t’u mbrojtur nga koronavirusi, pasi sipas tij, qeveria është dorëzuar.

“Po ç’të bëjë qeveria me një si ty?”, shkruan Braçe!

Braçe i përgjigjet Bashës për faktin se në takim ai nuk ka respektuar protokollin e përcaktuar për të shmangur rrezikun e infektimit nga koroanvirusi!

Braçe: Po Basha pse nuk gjobitet apo mos ka imunitet ndryshe nga

Hyn në një bulmetore, mbyll derën se do bej videon e tij idiote, në pak metër katror e pa ajrim bëhen tre vetë bashkë, asnjë me maskë, asnjë me doreza-dyqan ushqimi, llap e llap e shpërndan spërkla ngado për 30 minuta e me shumë, prek me dore sipërfaqe që duhet te jene sterile, dizinfektanti nuk duket gjëkundi! He pra, ç’të bej qeveria me këtë? Ta gjobisë? Tamam, pse nuk gjobitet ky apo është ndryshe nga dynjaja ky, ka imunitet?”, shkruan Braçe, ndërsa bën thirrje që gjithkush të kujdeset për veten e tij, duke mbajtur maska./L.F-dritare.net