
Braçe: Basha ka një jetë që rend pas kufomave, për t'i kthyer në para!
Dritare.net
Zv/kryeministri Erion Braçe, ka postuar një status të gjatë në rrjetet sociale, për kreun demokrat Lulzim Bashën. Produkti më i zi i së keqes, shkruan zv/kryeministri për kreun e opozitës, duke akuzuar se Basha u kthye nga Kosova në Shqipëri, me një pasuri të majme, jo prej punës së përkthyesit, por në punën kundër UÇK-së.
"Mirëmëngjes. Doja ta nisja ditën me një apel për çdo qytetar të këtij vendi: mos u bej numër ne numëratorin me gogla të të sëmurëve e te vdekurve të Lylzim Bashes!
Do merrem me këtë këtu, produktin më të zi të së keqes.
Ka një jetë që rend pas kufomave për t'i kthyer në para, pasuri, plaçkë. Aq shume u përfshi ne këtë rendje e aq para beri nga kjo “pune”, sa;
U kthye këtu dhe me aromën e spurdhjakut të larguar nga Kosova prej frike për atë që kishte bërë kundër UÇK atje, e shpalli veten te pasur e te ndershëm ne te ardhmen prej plaçkës qe kishte bërë duke ndjekur kufoma, numëruar e hedhur mbi UÇK, jo mbi makinën kriminale te sllobos!
Mbi 1 milionë euro pasur. Nga rroga, kuptoni nga rroga.
Paraja tek paraja shkon-me mësimin e poshtër te grykësisë, e shtoi plaçkën duke abuzuar me pushtetin, detyrën e duke shpërfillur ligjin!
I bindur se ne këtë pike, edhe prokuroret e gjykatësit private s'të gjejnë zgjidhje përballë popullit,
Vrau katër qytetare te pafaj e te pa armatosur qe kundërshtonin qeverinë ku ky ishte ministër i brendshëm e babai i tij ishte pushkatues!
Ndiq paratë-është një shprehje që prokurorët e shpiken për te arritur ke krimi!
Kurrë pasuria e këtij pushtetari nuk u hetua;
Te gjithë mbyllen sytë për vërtetimet e munguara te këtij mbi 1 milion euro pasuri;
Kurrë vërtetime nuk pati sepse paraja ne vërtetime, do dëshmonte punën e kryer e te paguar-jo prej perkthyesi, por prej oficeri ne lufte me “krimet monstruoze te shqiptareve”, jo ndaj shqiptareve ne Kosove.
Palaçot e Tiranes qe tallen me dëshmitë kundër këtij, kane edhe një cen me shume ne avokatinë e se keqes:
Nuk mbrojnë dot paratë e këtij, bere e vene ne Kosovë!
Tani është dita për këtë;
Krim e para janë ne simbioze e paratë flasin e ulërijnë kur krimi mbrohet paturpësisht nga parti, prokurore e gjykatës!
Dëgjoni zërin e parasë e luksit te këtij tani!", shkruan Braçe./L.F-dritare.net

















