
Boris Johnson vazhdon pushimet në Greqi pavarësisht kritikave!
E Martë 16 Gusht 2022, 16:04
Dritare.net
Kryeministri britanik në largim Boris Johnson është parë në qytetin bregdetar Eube të Karystos duke vazhduar pushimet e tij në Greqi.
Me një bluzë me mëngë të shkurtra dhe flokët e njohura të pakrehura, ai është parë me ushqim dhe laptop, në të cilin është duke punuar, ndërsa siç shihet në foto ndodhet pranë detit.
Pak javë para se të largohej nga kryeministria, Johnson zgjodhi të bënte pushime në Greqi. Por zgjedhja e tij shkaktoi bujë në Britani.
Johnson po shijon pushimet në Greqi me gruan e tij Carrie Symonds, e ndërsa britanikët po e sulmojnë pasi thonë se po shijon pushimet në një kohë kur Britania po vuan nga kriza e kostos së jetesës./M.T/dritare.net

















