Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bllokimi i Rinasit/ Ja vendimet që mori sot Komiteti i Mbrojtjes Civile

Bllokimi i Rinasit/ Ja vendimet që mori sot Komiteti i Mbrojtjes Civile

Komiteti i Mbrojtjes Civile autorizoi sot Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë që të nisë zëvendësimin e kontrollorëve për të nisur fluturimet nga shqipëria. Njoftimi zyrtar bën të ditur se komiteti u mblodh online dhe ka ngarkuar Ministrinë të përcaktojë kriteret minimale të licencës sipas standardeve ndërkombëtar si dhe çdo kriter tjetër të nevojshëm për të filluar fluturimet sa më parë. Autoriteti i Aviacionit Civil u ngarkua të marrë të gjitha masat e nevojshme për rifillimin gradual të operimit ajror dhe në rast nevoje, të liçensojë në mënyrë të përshpejtuar kontrollorët e trafikut ajror në përputhje me urdhrin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, përfundon njoftimi zyrtar për median./M.T-dritare.net