Blendi Klosi zbulon arsyen e ndalimit: Valët e muzikës përhapin kovidin
Dritare.net
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi, është shprehur sot në lidhje me vendimin e qeverisë për të ndaluar muzikën në klube, se valët përhapin virusin. Ai u shpreh në një intervistë për ReportTv, se në zonat me muzikë është vërtetuar se virusi përhapet më shpejt se kudo tjetër.
"Nuk duhet t'ia bëni pyetjen Ministrit të Turizmit, se për politikat e turizmit do ishte shumë mirë që të ishin të hapura, por kjo pyetje u duhet bërë ekspertëve, që gjykojnë se zonat me muzikë dhe kjo është e vërtetuar janë zonat ku virusi hapet më shumë se në çdo vend tjetër pasi valët e muzikës janë ato që përçojnë virusin, në distancat që jemi ne të dy mund të mos ketë përçim, në distancat ku ka valë muzike përhapja e virusit është më e madhe. Dhe në ambientet me muzikë sidomos ku përdoret pija alkoolike, njerëzit duke qenë më pranë njëri tjetrit, lëshohen më shumë", tha Klosi./L.F-dritare.net