Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë, kërkojnë rishikim të skemës 2026

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Anëtarë të Shoqatës “Blegtorët Prodhues të Qumështit” janë mbledhur këtë të martë në protestë përpara Ministrisë së Bujqësisë, kundër skemës kombëtare të mbështetjes për vitin 2026.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Gjatë tubimit, ata kanë shfaqur pankarta me thirrje si “Stop importit të qumështit”, “Formalizoni tregun e bulmetit” dhe “Bojkotoni firmat serbe”.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, ka mbërritur në ambientet e ministrisë dhe u ka kërkuar protestuesve të zgjedhin një përfaqësi prej 10 personash për të zhvilluar një takim.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Blegtorët kundërshtojnë skemën aktuale, duke deklaruar se ajo nuk i mbështet dhe se kostot e prodhimit janë rritur ndjeshëm. Ata kërkojnë subvencionim të naftës, rritje të mbështetjes financiare për sektorin, si dhe masa për të kufizuar importet që, sipas tyre, krijojnë konkurrencë të padrejtë.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Një nga kërkesat kryesore mbetet rritja e subvencioneve, për të cilat ata thonë se janë disa herë më të ulëta krahasuar me vendet e rajonit.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Gjithashtu, fermerët kërkojnë naftë pa taksa ose lehtësim të taksës së qarkullimit, si dhe ngritjen e një laboratori për sigurinë e produkteve.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Sipas tyre, sektori po përballet me vështirësi për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, kostove të ushqimit për bagëtitë dhe shpenzimeve të tjera bazë. Ata përmendin gjithashtu informalitetin në treg dhe nivelin e TVSH-së si faktorë që ndikojnë negativisht në aktivitetin e tyre.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Fermerët kërkojnë edhe krijimin e një bordi për produktet e shportës, duke argumentuar se në kushtet aktuale nuk arrijnë të konkurrojnë me fermerët e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.

Blegtorët protestë para Ministrisë së Bujqësisë,

Protestuesit janë në pritje të zhvillimit të një takimi me ministrin e Bujqësisë dhe ministren e Financave. Ata paralajmërojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të përshkallëzojnë protestën, duke përfshirë bllokimin e rrugëve me mjete bujqësore./L.F-dritare.net