
Bledi Çuçi mbledh Grupin e PS. Ja porosia për deputetët!
E Hënë 12 Shkurt 2024, 10:10
Dritare.net

Bledi Çuçi ka mbledhur sot Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste për të diskutuar mbi axhendën e javës së re në Kuvend.
Mësohet se gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura, Çuçi i ka kërkuar deputetëve të mazhorancës, që të marrin pjesë rregullisht në seancat parlamentare.
“Duhet një prezencë e shtuar fizike në terren sipas zonave tuaja. Konsiderojeni këtë si një periudhë fushate duke nisur që nga dje. Është shumë e rëndësishme që procesin zgjedhor brenda partisë ta ndjekim personalisht. Ka nevojë për ritëm të shtuar për të kapur afatet", ka thënë Çuçi./M.K-dritare.net

















