Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

BKH në zyrat e PL, Tedi Blushi: Fake news!

BKH në zyrat e PL, Tedi Blushi: Fake news!

Tedi Blushi sekretari i Përgjithshëm i PL, për Dritare TV e cilësoi lajm të rremë se oficerët e BKH-së, kanë shkuar për kontroll në zyrat e PL, me urdhër të SPAK.

Edhe zyrtarisht Partia e Lirisë, tha se nuk ka asnjë njoftim për kontroll të BKH.

“Partia e Lirisë sqaron se në ambientet e Partisë së Lirisë, nuk ka ardhur asnjë oficer i BKH për të bërë kontroll në zyrën e kryetarit të Partisë së Lirisë, zotit Ilir Meta dhe në seli. Partia e Lirisë nuk ka asnjë njoftim apo dijeni për një kontroll të tillë të BKH-së"-thuhet në njoftimin e Partisë së Lirisë./L.F-dritare.net