Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Biznesmeni Bektashi thirret në SPAK, kyç gojën sërish për gazetarët!

Biznesmeni Bektashi thirret në SPAK, kyç gojën sërish

Biznesmeni Fatmir Bektashi është paraqitur sërish në SPAK, pas hetimeve dhe masës së sigurisë nga prokuroria, lidhur me çështjen Partizani.

I akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash së bashku me dhëndrin e ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezit, biznesmeni sërish ka refuzuar të flasë për mediat. Kjo është hera e dytë që Bektashi është paraqitur në SPAK për masën detyrim paraqitjeje.

Bektashi akuzohet se ka bashkëpunuar me Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish-kompleksit Partizani./M.K-dritare.net