Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bino: Ata që kanë kaluar kòvìdìn nuk kanë imunitet, duhet të váksinohen!

Bino: Ata që kanë kaluar kòvìdìn nuk kanë

Shefja e Epidemiologjisë, Silva Bino ka deklaruar se edhe personat që e kanë kaluar kòvìdìn duhet të váksinohen. E ftuar në një studio televizive, ajo ka theksuar se ata që e kanë kaluar vìrusin nuk kanë imunitet, duke shtuar se e vetmja e dhënë që kanë është se nuk ka raste riìnfektimesh vetëm brenda tre muajsh nga kalimi i kòvìdìt.

“Váksina bëhet edhe kur e ke kaluar kòvìdìn, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Còvìd-19, nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike”, ka thënë Bino.

E pyetur për faktin se mjekët në botë janë të ndarë lidhur me váksinimin e personave që kanë kaluar kòvìdìn, Bino ka thënë:-“Kjo qëndron për vetë faktin, që sot ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa. I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riìnfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar kòvìdìn. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Còvìd-19. Edhe personat që e kanë kaluar kòvìdìn nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar kòvìdìn”./M.M-dritare.net