
Presidenti Biden rrëzohet tri herë ndërsa ngjit shkallët e avionit!
E Premte 19 Mars 2021, 19:07
Dritare.net
Presidenti amerikan Joe Biden e kishte shumë të vështirë të ngjiste shkallët e avionit para se të nisej për në Atlanta, Georgia. I pa favorizuar edhe nga moti me erë, ai u rrëzua tri herë ndërsa përpiqej të ringrihej me shpejtësi për të hipur në bord. Pas tri rrëzimeve ai u ngrit me qetësi ngjiti të gjithë shkallët dhe u kthye nga kamerat për të bërë përshëndetjen e zakonshme. /l.F-dritare.net

















