Biden heq bustin e Winston Churchill nga Zyra Ovale!
Dritare.net
Presidenti amerikan Joe Biden, ka hequr nga Zyra Ovale, bustin e Winston Churchill. Pas ardhjes së presidentit të ri është bërë një ridizajnim i Zyrës Ovale, ku janë vendosur buste të reja: Cesar Chavez, Martin Luther King Jr., Robert F. Kennedy, Rosa Parks dhe Eleanor Roosevelt. Në një epokë tjetër, i njëjti vendim shkaktòi protésta. Në të vërtetë ekzistojnë dy buste identike të Churchill, të dy nga skulptori modernist britanik Sir Jacob Epstein. Kur Obama ishte president, e mbajti atë jashtë Sallës së Traktatit.
Më pas me ardhjen e Trump, ai e ktheu Churchill në Zyrën Ovale. Edhe paksa për kënaqësi të britanikëve. Kryeministrja e atëhershme, Theresa May, e cila ishte e para vizitore e huaj në Zyrën Ovale, u shpreh mjaft e kënaqur me vendimin e Trump. Tani, busti është zhdúkur përsëri. Por Johnson, i cili tani është kryeministër dhe shpreson të forcojë lidhje të forta me administratën e re, nuk duket se ka të njëjtin reagim. "Zyra Ovale është zyra private e presidentit dhe i takon atij ta dekorojë siç dëshiron ai," tha të enjten një zëdhënës i Downing Street. "Ne nuk kemi asnjë dyshim për rëndësinë që presidenti Biden i jep marrëdhënies Mbretërisë së Bashkuardhe SHBA dhe kryeministri pret që të ketë një marrëdhënie të ngushtë me të”, thuhej në reagim./L.F-dritare.net