Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Ashures, ja receta tradicionale!

Besimtarët bektashinj festojnë Ditën e Ashures, ja receta

Besimtarët bektashinj kremtojnë sot Ditën e Ashures. Dita e Ashures zhvillohet në teqe. Besimtarët pinë ujin e jetës, sherbetin dhe mbas kësaj vihet ashurja në zjarr. Më poshtë dritare.net ju sjell recetën si ta përgatisni këtë ëmblërsirë!

Përbërësit:

300 gramë grurë për ashure

100 gramë sheqer i bardhë

100 gramë arra, lajthi, stika, bajame

50 gramë rrush i thatë

2 lugë të vogla kanellë

2 lugë niseshte

Pak kripë

Përgatitja:

Si fillim, vendosni grurin në 2 litra ujë dhe lëreni të zihet për 2 orë në një zjarr të ngadaltë derisa gruri të zbutet tërësisht. Më pas shtoni sheqerin, një majë luge kripë, rrushin e thatë. Në një tas të vogël me ujë të nxehtë tretni 2-3 lugë niseshte, derisa të formohet një lëng i trashë dhe pa kokrriza.

Hidheni në tenxheren me ashure dhe përziejeni fort me një lugë druri që lëngu i ashures të trashet dhe e lini dhe pak minuta në zjarr të ngadaltë. Pasi ashurja të jetë përfunduar, hidheni në tasa të vegjël qelqi dhe hidhini sipër pak kanellë dhe fruta të thata, si: arra, bajame, lajthi etj. Lëreni të ftohet pak dhe futini tasat në frigorifer, pasi kjo ëmbëlsirë konsumohet e ftohtë./L.F-dritare.net