
Besiana Kadare, Rudina Jasini dhe Vlora Nikçi me veshje tradicionale n’Mal të Rugovës
E Enjte 6 Gusht 2020, 21:09
Dritare.net
Ambasadorja e Shqipërisë në OKB Besiana Kadare, lektorja shqiptare në Oksford, Rudina Jasini dhe aktorja dhe autorja e njohur shqiptare Vlora Nikçi po qëndrojnë këto ditë n’MAL të Rugovës.
Ato janë shfaqur në një foto të treja së bashku ku duken të veshura me rroba tradicionale shqiptare, që janë qëndisur nga gjyshja dhe nëna e Vlora Nikçit.
“Sa shume kenaqesi qe kalova disa dite N'MAL me dy miket e mija nga Shqiperia, Besiana Kadare dhe Dina Jasini. Mirenjohese per punen e vyer qe secila prej tyre ka bere per Kosoven tone. E lumtur qe pozuam bashke ketu me veshje kombetare tonat, te qendisura me dore nga gjyshja dhe nana ime.”-është shprehur Vlora Nikçi për dritare.net./ Elion Kollçaku-Dritare.net

















