Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Yuri Kim loboi që të më shpallin non-grata në SHBA

Berisha: Yuri Kim loboi që të më shpallin non-grata në SHBA


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar me sulmet kundrejt ambasadores amerikane Yuri Kim. Berisha vazhdon të thotë se Kim ka gënjyer qeverinë e vet dhe fajëson atë që SHBA-ja e shpalli non-grata.


“Vendimi për non-gratën është i bazuar në shpifje, trillime lobime të Edi Ramës dhe George Soros dhe së fundi kam arritur të faktoj se është dhe Yuri Kim, e cila ka gënjyer në mënyrë të padenjë qeverinë e vet. Unë i besoj zëdhënësit të Departamentit të Shtetit. E ka stis Edi Rama me Yuri Kim këtë të FBI nuk e di? Mbetem te zëdhënësi i Departamentit të Shtetit që thotë se burimet janë gazeta të kontrolluara nga Rama dhe Soros”, tha Berisha./K.C/dritare.net