
Berisha: Sa të vij në pushtet, do ndaloj me ligj veprimtarinë e Sorosit në Shqipëri
Dritare.net
Në mbledhjen e Këshillit të PD-së, kryetari Sali Berisha tha se kur të vijnë në pushtet do të ndalojnë me ligj veprimtarinë e fondacionit të George Sorosit në Shqipëri.
"Do të ndalohet veprimtaria e fondacionit Soros në Shqipëri, si një rrezik i vërtetë kombëtar. Me ligj do ndalohet bashkëpunimi i organeve shtetërore, administratës me organizata sorosiane. Me ligj do garantohet se kurrë qoftë dhe në referendum, nuk do mundet kush kurrë të luajë me familjen, me prindin, me gjininë, përveç atyre që ka përcaktuar Zoti dhe natyra.
Është e domosdoshme të shumëfishojmë energjitë, forcat, për një bashkim të madh dhe të fuqishëm me të gjitha forcat politike që ndihen të përgjegjshme para qytetarëve shqiptarë.”, u shpreh Berisha./K.C/dritare.net

















