Berisha refuzon sërish GJKKO-n, çfarë pritet sot në gjyq!
		                        	E Hënë  20 Nëntor 2023, 09:09
		                            
		   	    			Dritare.net
Kanë mbërritur në GJKKO, avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi këtë të hënë mbahet gjyqi për çështjen Partizani.
Edhe pse sot ishte caktuar afati i fundit nga GJKKO për Berishën, ish-kryeministri ka refuzuar thirrjen e gjykatës për t’u marrë në pyetje.
Nuk dihet nëse vendimi i GJKKO pas refuzimit të Berishës, por pritet që gjykata të vendosë masë më të rreptë sigurie, pas asaj: detyrim paraqitje. Pritet që Gjykata të caktojë arrest shtëpie ose arrest me burg për ish-kryeministrit, pas gjithë përpjekjeve që ky i fundit të paraqitet në seancë.
Berisha ndodhet nën hetim nga gjykata për korrupsion lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani./M.K-dritare.net