
Berisha-Ramës: Shkove në Samitin e BE si dhi e zgjebosur, kurrë nuk çelen negociatat me ty!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha, i është drejtuar me një mesazh kryeministrit Edi Rama, pas mos-hapjes së negociatave ditën e sotme, vendim i marrë ky në Samitin e BE.
Nëpërmjet një postimi në Facebook Berisha shkruan se Rama u soll sot në samitin në te cilin tha se nuk do të shkonte, si një dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë deh Rama e ka vjedhur mandatine tretë, nuk e ka fituar.
"Mandatin e tretë nuk e fitove, por e vodhe! Prandaj kurrë nuk çelen negociatat me ty!! Të dashur miq, i sfazuar nga ‘JO’ e madhe e lidereve të BE për hapjen e negociatave me Shqiperinë dhe Maqedoninë e Veriut, Edi Rama u soll sot në samitin në te cilin tha se nuk do të shkonte, si nje dhi e zgjebosur që mban bishtin përpjetë! Ai rrahu gjoksin duke thënë si me krenari se: M’u ndesh të fitoja një mandat të tretë që të vazhdoja të prisja për çeljen e bisedimeve dhe ishte shumë të thoja të vërtetën që arsyeja nuk është thjesht Bullgaria. Në fakt, i them këtij hokatari, shkaku kryesor siç pohon edhe ai vetë, nuk është Bullgaria, por pikërisht mandati i tretë i rrëmbyer nga ai duke vjedhur vota. Ky është shkaku i të gjitha shkaqeve që me të BE nuk hap negociatat me Shqipërine. Me Edi Ramën negociatat nuk hapen kurrë! Më 7 korrik të gjithë jeni të ftuar në protestë! Largimi i Ramës është shpëtimi i Shqipërisë!", shkruan Berisha./M.K/dritare.net

















