Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Rama mund të jetë arratisur, i zhdukur prej 48 orësh!

Berisha: Rama mund të jetë arratisur, i zhdukur prej 48 orësh!

Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se teksa Tirana po zien për çështjen e skandalit të Mcgonigal, kreu i qeverisë Edi Rama është zhdukur.

Berisha tha se kryeministri Rama është zhdukur prej 48 orësh, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion për të.

“Tirana po zien, një revoltë e thellë ka përfshirë dhe po përfshin qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë.
Një revoltë e cila, pa diskutim do shpërthejë me fuqinë më të madhe politike dhe qytetare për largimin me urgjencë nga skena politike, de facto kryeministrit më të korruptuar të planetit, i cili, ia ka mbathur. Është zhdukur prej 48 orësh. Ka fluturuar me Ismailin apo jo, këtë nuk kemi asnjë lajm.

Është nisur te padrino i tij, Xhorxh Soros për të kërkuar ndihmë, apo gjetiu, nuk kemi asnjë lajm. Sepse në kodin e mafies, lajmet nuk pipëtijnë”, tha Berisha./ J.H/dritare.net