Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Rama është vasal i Erdoganit!

Berisha: Rama është vasal i Erdoganit!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama është një vasal i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, duke shtuar se si i tillë shkoi në Athinë.

“Marrëdhëniet e tij me Erdoganin, presidenti i një vendi mik, janë marrëdhënie vasaliteti dhe jo partneriteti, gjë për të cilën unë nuk jam kurrë dakord. Vasaliteti shihet te shtetasit që plaçkiten në mes të rrugës. Unë kam dënuar grushtin e shtetit në Turqi, por nuk jam kurrë absolutisht që të rrëmbehen qytetarë në territorin e Shqipërisë. Unë kam ndjenjat më miqësore për Turqinë, por nuk pranoj kurrë akte të tilla që dëshmojnë se ky është një vasal pa dinjitet që sheh vetëm interesin e karriges së tij.Si ju duket ju, që të shkosh në oborrin e tij dhe të sulmosh një vend kryesor të Europës. Nuk sulmon rastësisht Francën Rama, pasi ky vend ka kundërshtitë më të mëdha më Turqinë. Kështu bën vetëm një vasal,” ka thënë Berisha./M.M-dritare.net