
Berisha: Rama dhe Basha, po hartojnë një tragjedi, për Shqipërinë!
Dritare.net
Sali Berisha braktisi Kuvendin ndërsa kryeministri Edi Rama mori fjalën, ndërsa në fjalën për gazetarët tha se çdo kandidat tjetër që del nga Enkelejd Alibeaj në zgjedhje, është kandidat i Edi Ramës. Në lidhje me projektin për portin e Durrësit, Rama vijoi akuzat duke thënë se është plan i klanit Rama-Basha.
“Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër një të PD-së, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por si njeriu që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime, pasi PD është në të drejtën morale dhe kushtetuese për të qenë opozitë e pavarur.
Ju e shihni sot, përfytyroni për një moment, kjo marrëveshje ishte për tragjedinë e Shqipërisë, marrëveshje opozitë-pozitë, por jo si formacione politike, por si persona hajdutë.
Klani Rama dhe klani Basha, kjo është e faktuar.
Ai që ishte, se ka njerëz që më thonë pse e thua, se e them për të vërtetën, se ai ishte administrator i Simfonisë, ishte administrator edhe i Ramës, edhe i Bashës.
Mos të kujtojë kush se po bëj akuzë politike, por po them të vërtetën e hidhur.
Ky njeri tha se dha dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës dhe jo nga Simfonia. Por pas një muaji rezultoi se ishte sërish te të dyja. Pra, kjo ishte pika e mjaltit.
Kjo do ishte e tmerrshme, opozita e blerë me marrëveshjen mafioze të Portit të Durrësit,” tha Berisha”, u shpreh Berisha sot jashtë Kuvendit. /L.F-dritare.net

















