
Berisha për Portin e Durrësit: Mos investoni në këtë krim monstruoz!
Dritare.net
Ish-kryeministri Berisha sot në daljen e tij për media u shpreh se qytetarët nuk duhet të investojnë në projektin e Portit të Durrësit.
"Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka.
700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama.
Para droge, para krimi, para të pista.
Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.
Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetrarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Ose depozitohet në Emirate.
Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri.
Alabar është i pasur, Rama do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë.",-tha Berisha./M.T/dritare.net

















