
Berisha nga Mati: Më 14 maj kryebashkiaku Agron Malaj do të dorëzojë çelësat!
E Shtunë 28 Janar 2023, 12:12
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kryebashkiakun e Matit, Agron Malën se nuk ka bërë asgjë për matjanët, por ka vjedhur vetëm në interes së familjes së tij.
“Të punojmë për fitore e Skënder Gjucit e Bedri Hoxhës, duke përmbysur monizmin në mat. Duke larguar me urgjencë kryetarin që pak e ka, që do epitet mund ti vihet. Këtij Agronit që keni këtu, i cili në mënyrë absoluti ka vetëm interesat e xhepave të tij, familjes së tij dhe të asnjë matjani tjetër. Në datën 14 maj, Agroni duhet të dorëzojë çelësat dhe të bëhet gati për të gjitha prokurimet vjedhjet që i ka bërë.”, tha Berisha./m.T/dritare.net

















