
Berisha: Nëse Çuçi nuk do dorëhiqej për 3 minuta, do e kisha shkarkuar në të katërtën!
Dritare.net
Pasi ish-kryeministri Sali Berisha iu bashkua protestës së mbajtur nga qytetarët për tragjedinë në Himarë, ai është pyetur nga gazetarët si do vepronte nëse do ishte ne vendin e kryeministrit.
Berisha u përgjigj se do të kërkonte dorëheqjen e Çuçit e nëse do e jepte për 3 minuta, në të 4 do e kishte shkarkuar.
‘Mediat dhe politikanët po shprehnin me të drejtë dhembshurinë e madhe por edhe revoltën, sepse ky fëmijë kjo vogëlushe u blua nga skafi i njeriut të qeverisë në një distancë 2 metër nga bregu. Në vendin e zotit Rama nëse Çuçi nuk do të kishte ikur për 3 minuta të 4 do e kisha shkarkuar, atë dhe ministren e turizmit. Nuk them se policia nuk ka përgjegjësi por unë nuk e njoh drejtorin e Vlorës. Të garantoj se të dhëna paraprake kanë thënë se e kanë kthyer ministrat në detyrë atë.", u shpreh Berisha./M/K/dritare.net

















