Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha në Kuvend, një baba i shqetësuar. Reso: Laku po ngushtohet!

Berisha në Kuvend, një baba i shqetësuar. Reso: Laku po

Sot në Kuvend Sali Berisha bllokoi Foltoren deri në mbyllje të seancës ndërsa në të njëjtën kohë në SPAK djali i tij Shkëlzen Berisha, u thirr për të dëshmuar për tragjedinë e Gërdecit. Bardhyl Reso i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në Dritare TV, tha se sjellja e Berishës në Kuvend, ishte dukshëm i një babai të shqetësuar për të birin, ndërsa tha se laku për to, po ngushtohet.

“Duhet të gjykojmë ftohtë. Mua nuk më intereson se çfarë po kalon Berisha në këto momente. Unë mendoj se çfarë po kalon Berisha, por çfarë i ka ndodhur vendit tim, prej tij. ai është i detyruar të luajë të gjitha rolet që i duhen për të kapërcyer këto situata të vështira. Megjithëse mendoj se laku po ngushtohet, por se kur do të këputet zinxhiri që i lidh të gjithë qeveritarët shqiptarë, nuk e dimë akoma”, u shpreh Reso në Dritare TV./L.F-dritare.net