Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Ndërkombëtarët kërkojnë drejtësi të pavarur në Shqipëri, por me SPAK dështoi!

Berisha: Ndërkombëtarët kërkojnë drejtësi të

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish SPAK-un, si prokurori që drejtohet nga qeveria.

"Mercenarët e prokurorisë politike private të Edi Ramës, në mungesë të plotë të veprës penale, faktit penal, për të mbuluar krimet e veta dhe të padronit të tyre, Edi Rama, që fshehin në piramidën e tyre të mashtrimit, padinë e tyre politike në 500 faqe të saj, e bazojnë fund e krye në mashtrime, manipulime, falsifikime dhe fshehje të dokumenteve zyrtare dhe përpjekje për të rrëzuar ligjet me dëshmitarë të rreme, shpalljen e bamirësisë, sevapit, vepër penale dhe po kështu shpalljen ryshfet të marrë nga Sali Berisha sipas tyre, sponsorizimin nga Fatmir Bektashi të Ministrisë së Kulturës për udhëtimin e dy këngëtarëve. Këto qenie të shpifura shkojnë deri aty sa të shpallin Sali Berishën kryetar të Bashkisë së Tiranës vetëm e vetëm për të mbrojtur Edi Ramën, duke dëshmuar me këtë metamorfozën e tyre, më të cilën janë denatyruar, shndërruar në qenie mjerane dhe kthyer në leckën ku fshin këmbët e pista Edi Rama, unë ju ftoj të lexoni për këtë mashtrim të tyre faqet 5 dhe 6 të akuzës të piramidës së tyre të mashtrimit lidhur me ndryshimin e destinacionit të zonës sportive në zonë banimi.

Këta monstra të fëmijëve tanë, që kanë shndërruar Skapin, që kanë ndezur në Skap një luftë të egër çnjerëzore ndaj njëri-tjetrit, që kalojnë nga institicioni në institucion si hiena, me dokumente zyrtare të palejueshmne, me regjistrime telefonash, etj, për t’i mobilizuar në favor të vendimeve apo qëndrimeve të tyre, këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë moral, ndaj dhe zbatojnë verbërisht porositë e Edi Ramës. Faktori ndërkombëtar ka investuar në mënyrë të jashtëzakonshme, por ka dështuar në mënyrë ekzemplare.

Por nuk kam asnjë dyshim se kancelaritë në nivele kancelarish dhe jo nivele përfaqësuesish, se përfaqësuesit ishin kokë e xhep të korruptuar. Imagjino Vlahutinin ti tani, që mori mëqafë edhe shefin e OLAF, apo ekuivalentin e tij të SHBA-ve, mos ta ngatërrojmë me qeverinë këtë. Ata kishin qëllim t’i jepnin Shqipërisë një sistem drejtësie të pavarur. Dhe këtu unë nuk mund të dyshoj kurrë se ata kishin qëllim ta linin Shqipërinë pa drejtësi", tha Berisha në konferencë me gazetarët./M.K-dritare.net