Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha: Shqipëria e pajetueshme!

Berisha: Shqipëria e pajetueshme!

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha se në vendin tonë qytetarët po përballen me sirenat e skamjes dhe varfërisë, si pasojë e rritjes së çmimeve.

Berisha tha se çmimet e ushqimeve në vendin tonë janë më të shtrenjta se në rajon po dhe 7% më të shtrenjta se mesatarja e vendeve të BE-së.

Sakaq shtoi se për shqiptarët duhet të vendoset minimumi jetik në mënyrë që të funksionojë si përgjigje për rritjen e çmimeve, por kjo bëhet vetëm duke shmangur vjedhjet në buxhetin e shtetit.

“Sirenat e dhimbjeve të skamjes, urisë dhe varfërisë po bien në çdo qoshe në të katërt anët e vendit. Shqiptarët, çdo muaj, përballen me rritje çmimesh, ushqimet sot në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Itali, Greqi, janë përafërsisht sa në Gjermani dhe janë 7 përqind më të shtrenjta se në mesataren e vendeve të BE.

Këto çmime, e bëjnë Shqipërinë një vend të pajetueshëm, e bëjnë jetën në Shqipëri të papërballueshme. Në të gjitha aspektet, ka vetëm një zgjidhje emergjente dhe kjo zgjidhje është vendosja e minimumit jetik për të gjithë shqiptarët. Vendosja e minimumit jetik, e llogaritur kjo nga Avokati i Popullit dhe i përllogaritur me ndihmën e ekspertëve më të mirë kombëtarë dhe ndërkombëtarë, pra, vendosja e tij sipas kësaj shifre është përgjigja e vetme e domosdoshme ndaj situatës alarmante të krijuar me rritjen e çmimeve të produkteve bazë të jetës së qytetarëve.

Vendosja e minimumit jetik prej rreth 200 euro për person është një akt që financiarisht përballohet pa asnjë vështirësi. Përballohet vetëm duke reduktuar abuzimet dhe vjedhjet në buxhetin e shtetit”, tha ai./M.K-dritare.net