
Berisha: Më 6 dhjetor shprehim mbështetjen për vlerat evropiane!
Dritare.net
Ish-kryeministri Berisha ka dalë në konferencën e përjavshme me gazetarët, të cilën e ka filluar me një falenderim për Komisionin Europian për zgjedhjen e Tiranës si vendin për të mbajtur samitin e BE me vendet e rajonit.
"Pikërisht është dhunimi i këtyre vlerave, absolutisht faktori më themelor i shndërrimit të shqiptarëve për herë të dytë në 30 vite në boat-people. Në njerëzit e gomoneve.
Ju besoj se i patë statistikat e djeshme të qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
Shqiptarët tejkalonin me distancës sirianët dhe afganët.
Është një rast për të shprehur me dinjiteti, me civilitet, zërin tuaj, para lidershipit të BE.
Është e martë, është ditë pune, ora 12, por sakrifica ia vlen. Unë kam besim se do jenë të pranishëm.
Ftoj nxënësit e shkollave që atë ditë t’ia kushtojnë të ardhmes së tyre evropiane, ftoj studentët e tyre nga mbarë vendi, të mblidhen në Tiranë.
Është një rast unik, i papërsëritshëm, që ne të shprehim mbështetjen tonë të fuqishme për vlerat evropiane. Janë kaq në rrezik në Shqipëri.",tha Berisha./M.T/dritare.net

















