Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha mbron Belerin dhe dënon aktin: U qëllua me vezë me urdhër të Ramës!

Berisha mbron Belerin dhe dënon aktin: U qëllua me vezë me

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Fredi Beleri u qëllua me vezë gjatë vizitës në Tiranë, si eurodeputet. Përmes një postimi në Facebook, Berisha i ka bërë thirrje që Parlamenti Evropian të dënojë aktin dhe qytetarin.

“Akt rrugaçërie, i denjë vetëm për Edi Ramën! Të dashur miq, në një akt hakmarrje primitive ndaj Fredi Belerit i cili ndodhet në Shqipëri si anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian për Shqipërinë, me urdhër të Edi Ramës, i mbyllën derën e Parlamentit dhe nuk e lanë të futet deri sa erdhi provokatori patronazhist për të agresuar eurodeputetin Beleri. Provokatori pas aktit banditesk u largua i qetë.

Me këtë rast dënoj me forcën më të madhe aktin banditesk të porositur nga Edi Rama ndaj eurodeputetit Beleri në detyrë. I bëj thirrje Parlamentit Europian të dënojë aktin e paprecedent ndaj deputetit Beleri të organizuar nga Edi Rama, i cili pasi i rrëmbeu mandatin e Kryetarit të Bashkisë Himarë dhe e burgosi me dëshmitarë të rremë i organizon me banditë agresionin fizik”, shkruan Berisha./M.K-dritare.net