
Berisha mbërrin në protestë, shoqërohet nga besnikët e tij!
Dritare.net
Në protestën e organizuar pas ngjarjes tragjike në Himarë, ka mbërritur edhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Berisha shoqërohet nga Flamur Noka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, Luan Baçi, Albana Vokshi. Ndërkohë, protestës pritet t’i bashkohet edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Mbështesim qytetarët. Sot jam si qytetar. Ka një vendim të prerë të PD, qytetarët nuk do jenë kurrë në protestë pa mbështetje. Është një protestë e organizuar nga qytetarë të revoltuar për një kauzë shumë të drejtë e cila ka tronditur mbarë Shqipërinë, por jo qeveritarët, ndonëse vogëlushja u vra nga nja skafist i qeverisë. Rama ka natyrën e një njeriu që nuk ndjen nga ana njerëzore asgjë, të një njeriu që do të shmangë çdo lloj përgjegjësie.", u shpreh ai./M.K/dritare.net

















