
Berisha: Ma thanë burimet e mia. Ja kush e bëri sulmin kibernetik në Shqipëri!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët foli për sulmin kibernetik në Shqipëri, ku tha se nga burime serioze për opozitën, por pa përmendur asnjë të tillë, sulmi erdhi nga hakerat iranianë, vetë qeveria, rusët dhe serbët.
“Në operacionin e shkatërrimit të infrastrukturës digjitale janë hakera iraninë, janë hakera të qeverisë, rusë dhe serbë. Kjo është një e vërtetë e konfirmuar për opozitën nga burime shumë serioze. E them këtë për t’iu thënë të vërtetën shqiptarëve të cilët ua fsheh Edi Rama. Shqiptarët janë dëshmitarë se hakërimi masiv i të dhënave të tyre personale filloi me dorëzimin e tyre nga patronazhistët, vazhdoi me targat, letërnjoftimet. Pra të gjitha këto janë pa diskutim, se unë s'besoj se u dha Irani të dhënat patronazhistëve”,- tha Berisha./l.F-dritare.net

















