Berisha: Kukësi do të shënojë kthesën e madhe për shqiptarët!
Dritare.net
Ish-kryeministri Sali Berisha nga takimi në Kukës me qytetarët tha se kjo zonë duhet t’i dërgojë një mesazh të fortë qeverisë.
Berisha tha se le të jetë Kukësi vendi ku do të ndodhë rrokullisja e madhe e këtij viti, për të ndaluar emigracionin dhe të votojnë për ndryshim.
Sakaq shtoi se shqiptarët duhet të shënojë një kthesë të madhe për të ardhmen e vendit.
“Për të gjithë këto ju bëj thirrje të shënojmë një kthesë të madhe me Emri Vatën në Kukës. Vendi ka nevojë jetike për një kthesë. Kthesa nga Kukësi është mesazhi më i fuqishëm që banorët e këtij rrethi u dërgojnë mbarë shqiptarëve. Le të jetë Kukësi stacioni ku ndalon rrokullisja e madhe e këtij vendi, ku ndalon shpërbërja e Shqipërisë, largimi masiv i shqiptarëve. Me këtë rast dua të ftoj të gjithë biznesmenët e Kukësit këto ditë të japin të gjithë ndihmesën e tyre për fitoren e Emri Vatës. Ftoj të gjithë lumjanët, kuksianët kudo që ndodhen, në Tiranë, në Shkodër, kudo, Durrës, jashtë vendit, të vijnë dhe të votojnë në Kukës për të firmosur ndryshimin. Nuk e meritonte kurrë Kukësi, Safet Gjicin. Gjici ishte një kopje e shëmtuar e Edi Rramës.
Nuk e njoh këtë tjetrin, por nuk meriton Kukësi përfaqësues të Edi Ramës dhe të Safet Gjicit.
Ndaj dhe ju ftoj të angazhohemi për një kthesë nga Kukësi, që do jetë një kthesë e madhe për gjithë Shqipërinë”, tha ai./M.K-dritare.net